Rikthehet moti i ftohte dhe me rreshje

0

Duke filluar qe nga dita e shtune ne vendin tone veme re nje ndryshim te qarkullimit te masave ajrore.
Tanime rajoni jone dominohet nga rryma te ftohta me prejardhje arktiko siberiane qe do te qendrojne per nje kohe te gjate ne rajonin tone.Dita e diele dhe dita e hene do te karakterizohet nga renie e vazhdueshme e temperaturave dhe nga rreshje debore mbi lartesite 500m.Mbremjen e te henes nuk perjashtohen rreshjet e debores dhe ne zonat e uleta te vendit.Ne mesjave do te kemi ulje te metejshme te temperaturave por gjithashtu kthjellim te kushteve meteorologjike,
Rreshjet pritet te rikthehen perseri fundjaven e ardhshme.

Shqiperia dhe rajoni mberthehen nga i ftohti

2

Dita e sotme ka qene nje dite e ftohte ne te gjithe vendin,vecanterisht ne zonat malore ku temperaturat nuk kane kaluar mbi 0°C dhe gjate dites.Po ashtu ne zonat e uleta kemi pasur kohe te ftohte,ku ne kryeqytet temperatura maksimale nuk ka kaluar mbi 4°/5°C.Dita e neserme,po ashtu si ajo e djeshmja do te jete nje dite qe do te karakterizohet me rreshje bore ne shumicen e territorit te vendit.Mjaft e mundur eshte qe keto rreshje te jene te pranishme dhe ne zonat e uleta,vecanterisht ne Tirane,Shkoder,Lezhe,Elbasan.Temperaturat do te pesojne nje renie te lehte ne krahasim me diten e sotme ku maksimalja ne keto zona nuk do te kaloje 2°/3°C.Temperatura minimale do te rregjistrohet deri ne -5°C ne zonat e uleta dhe deri ne -13°C ne zonat malore,vecanterisht ne ato veriore dhe juglindore.Dita e premte gjithashtu pritet me rreshje bore ne te gjithe vendin.Ne fundjave do te kete nje rritje te lehte te temperaturave por qe gjithsesi ato do te jene ne vlera mesatare ose pak nen te.Rreshjet e shiut dhe bores do te vazhdojne deri diten e shtune.
Ju Faleminderit!

Shqiperia behet gati per valen e pare te te ftohtit

0

Fundjava qe na pret eshte nje fundjave qe do te karakterizohet nga nje mot mjaft i ftohte si ne zonat e malore te vendit,po ashtu dhe ne zonat e uleta.
Kjo do te ndodhe si pasoje e nje fronti arktiko-siberian qe do te pushtoje Europen Jug-Lindore duke filluar nga e premtja.Zonat me te prekura do jene zonat ne veri te vendit,ku temperaturat mund te kalojne edhe -10°C.Ne zonat e uleta po ashtu temperaturat do te zbresin ndjeshem nen 0°C ku per diten e shtune ne kryeqytet parashikohet nje minimale prej -6°C qe kishte vite qe nuk ndodhte.Gjithsesi ajo cka ende nuk dihet,eshte a do te kete rreshje apo jo.Ne rast se po,qofte edhe sasia me e vogel do te jete rreshje debore.Qe me te gjitha gjasat do te bjere ne te gjithe territorin e republikes nga lartesia 0m deri ne 2754m,por e gjithe ceshtja eshte a do te kete rreshje.
Disa modele thone po,disa modele thone jo.Gjithsesi me ne veri rreshjet do te jene prezente,dhe karakterizuar dhe nga kushtet atmosferike mund te ndodhe qe edhe ndonje zone ciklonike me presion te ulet atmosferik te formohet ne detin Adriatik duke dhuruar rreshje te paparashikuara.Gjithsesi,se cfare do te ndodhe eshte ende heret per te thene.
Takohemi ne azhornime te tjera!

Parashikimi i Dimrit per Europen

0

Pershendetje,
Po ri-takohemi pas nje kohe te gjate,por me ne fund erdhi koha t’ju tregojme permbledhjen e ideve te modeleve te ndryshme ne te gjithe boten mbi parashikimin e stines se dimrit per kontinentin Europian.Do t’ju tregojme disa imazhe te cilat do te shfaqin qarte se si do te jete dimri kete vit ne kontinentin plak.
Si fillim,do te jete nje harte e anomalive te presionit atmosferik ne Europe ne kushte te tilla si te sotmet,te fenomenve te ndyrshme,qe percaktojne kushtet meteorologjike ne planetin tone.

Sic mund ta shikoni,gjate kushteve te tilla,zonat me te prekura me anomali negative ne kontinentin tone jane zonat e Europes Jugore dhe Juglindore.Ne qoftese gjerat do te jene ashtu sic duken tani,atehere ky dimer do te jete nje dimer i stilit te viteve ’70,pra mjaft i ftohte dhe i lagesht ne zonen e brigjeve adriatike te Italise dhe ne zonen e Ballkanit qe jane te parat qe goditen nga rrymat e ftohta siberiane.Gjithsesi mbetet per tu pare cfare do te ndodhi.Por eshte shume e mundur qe te ndodhi keshtu sic duket.

Pra si do te shkonin gjerat ne rast se kushtet do te vazhdonin te mbeteshin si tani?

Kjo eshte ideja e pergjithshme,e shumices se parashikimeve te hedhura nga meteorologe ne mbare globin.Pra qendra e dimrit do te shtrihej nga Spanja deri ne Ukraine,pra me sakte mes paraleleve 35° dhe 50° ne Veri.Keto zona do te jene me te prekurat nga rrymat e ftohta pergjate gjithe rrjedhes se dimrit.
Zona me te verdhe eshte zona qe do te kete anomalite me te medhaja te temperaturave qe mund te variojne deri ne 3°/4°C nen ate cka eshte temperatura normale per keto zona.

 

Po ashtu edhe berthama e rreshjeve te bores,dhe objektivi kryesor i rrymave te ftohta do te jete po kjo zone,e cila do te kete dhe rreshjet me te forta,pra do te jete zona me e lagesht gjate dimrit,nderkohe qe ne zonen veri-perendimore dhe veriore te Europes do te kemi nje dimer jo aq te ashper sa i vjetshmi,gjithashtu ne keto zona te Europes do te mbizoteroje shumicen e kohes fusha me presion te larte atmosferik,dhe temperaturat do te jene ne vlera mesatare ose mbi mesatare.

 

Por,si do te shkojne gjerat deri ne fillimin e vertete te dimrit?

Pas rreth 48 oresh i gjithe kontinenti Europian do te sulmohet nga rryma te ftohta te cilat do te shkaktojne renien e temperaturave me 4-5°C. Ne qender te ketij sulmi per javen ne vijim do te jete kryesisht Europa veri-perendimore,kryesisht Mbreteria e Bashkuar,Belgjika dhe Holanda.Por renien e forte te temperaturave do ta ndjeje e gjithe Europa.Javen qe do te filloje,do te kete rreshje po ashtu ne te gjithe territorin e vendit tone,gjithashtu edhe ne rajon.

Mendohet qe dimri i vertete,te pakten per zonen tone te filloje ditet e para te dhjetorit,pra teorikisht nuk jemi mjaft larg.
Por cfare do te ndodhe praktikisht?Kete gje nuk kemi si ta dime,por gjate gjithe periudhes do te jemi ketu per t’ju pergjigjur pyetjeve tuaja,dhe per te monitoruar situaten me artikujt tane te ndryshem,
Ju faleminderit qe na ndiqni!

Parashikimi i dimrit per Europen

0

Se shpejti stafi i Parashikimit te Motit do te paraqese parashikimin e dimrit ne kontinentin Europian.
Gjithashtu kerkojme ndjese per mungesen e gjate te postimeve,por premtojme qe do te jemi me aktive.
Ju faleminderit.

Rreshjet e shiut pushojne vendin

0

Diten e sotme me dt.26.07.2010,i gjithe vendi eshte perfshire nga rreshje shiu,me te forta ne Qender dhe Veri te vendit.
Temperaturat kane zbritur ndjeshem ku ne Tirane eshte rregjistruar temperatura prej 18.8°C,ne zonat malore temperaturat kane zbritur edhe nen 10°C.
Ne kryeqytet ka pasur rreshje te forta shiu qe kane arritur ne 16mm.

Renie temperaturash ka pasur thuajse ne te gjithe Europen,por sidomos ne Ballkan.Ne gadishullin iberik vazhdon i nxehti afrikan,po ashtu edhe ne Rusi,ku ne diten e djeshme ne kryeqytetin e Moskes u rregjistrua temperatura rekord prej 38.8°C,ndersa ne jug te Rusise ka pasur temperatura qe kane prekur 40°C-42°C

Ditet ne vijim ne te gjithe territorin e vendit do te kemi alternime vranesisrash dhe kthjellimesh.Rreshje do te jene prezente kryesisht ne zonat malore.Edhe diten e marte temperaturat do te vazhdojne ne vlera rreth 20°C ndersa nga e merkura do te kemi perseri rritje temperaturash,qe ne fundjave mund te arrijne deri ne 30°C-33°C.

Shperthen i nxehti ne Europe.

0

Ne te gjithe Europen keto dite kemi pasur temperatura mjaft te larta ku duhen vecuar 37 gradet e djeshme ne Berlin dhe gjithashtu nje sere temperaturash te larta qe deri para pak ditesh kishin kulmuar ne vlera prane 35°C ne Moske,Berlin,Paris,Madrid dhe shume qytete te tjera Europiane.Nje presion i larte atmosferik ka sjelle rryma te nxehta afrikane mbi te gjithe Europen,kryesisht ne ate Qender-Veriore.

Me ndryshe ka qene situata ne Ballkan ku temperaturat me veshtiresi kane arritur ne 30°C-32°C.
Vlera maksimale e rregjistruar ne Tirane sot ka qene 32.5°C,gjithashtu vlera te larta jane rregjistruar ne zona te tjera te vendit,ku ne qytetet e Beratit,Kucoves,Elbasanit termometri ka kapur vlera afer 35°C.Ne bregdet temperaturat kane qene ne vlera mesatare per periudhen pra rreth 30°C-35°C.

Gjithashtu ne Kosove ka pasur temperatura te larta por gjithashtu rreshje shiu me karakter stuhie ne zonat malore.

Po ashtu ne ditet ne vijim do te kemi mot te kthjellet me temperatura te larta qe do te kenaqin plazhistet qe jane drejtuar ne brigjet e Shqiperise.

Na ndiqni ne azhornimet e tjera.

Shperthen pranvera ne Europe,ne Ballkan vazhdon te çaloje.

0

Neper Europe keto dite po shohim nje larmi kushtesh meteorologjike.Nderkohe qe ne Ballkan temperaturat kane vazhduar ne nje rritje konstante Europa eshte perfshire nga nje larmi kushtesh meteorologjike.
Ftohte dhe bore ne Ishujt Britanike,ku temperaturat nuk kalojne 5-6°C.Ne qender te Frances temperaturat prekin 15°C,ne Spanje dhe Portugali termometri shenon 25-26°C,plot 14°C regjistrohen ne Norvegjine perendimore,21°C ne Varshave dhe 15°C ne Moske.Termometri kap plot 23°C ne Shkup,27°C ne Athine,21°C ne Selanik,18°C ne Sofie.28°C ne jug te Italise fqinje,18°C ne Milano,20°C ne Rome,ndersa ne Tirane termometri me veshtiresi kap 17°C.

Sot nje sistem frontal i lagesht ka sjelle rreshje te forta ne Ballkanin qender-verior,nderkohe qe ka sjelle vetem alternime kthjellimesh dhe vranesirash ne territorin tone.Sot ne mbremje ka pasur rrebeshe te forta shiu ne qender dhe veri te vendit,por me te pakta kane qene keto rreshje ne jug te vendit.

Çfare do te ndodhe me tej?
Duke filluar nga neser do te kemi nje permiresim te motit,dhe temperatura pak a shume te qendrueshme por qe mund te pesojne renie te lehta me 2-3°C.Fundjaven e Pashkes,duket se koha do te mbaje e mire dhe relativisht e ngrohte me temperatura qe do te afrohen prane 20°C.Vlen per tu theksuar qe ne fillim te javes se ardhshme do te kemi nje renie te temperaturave ndoshta edhe me te madhe se 5°C ne te gjithe territorin e vendit dhe koha do te filloje te perkeqesohet.
Duke pasur parasysh distancen kohore nuk mund te themi detaje me te thella,por e vetmja gje qe mund t’ju keshillojme eshte te vazhdoni te na ndiqni ne azhornimet tona!

Ju Faleminderit!

Monitorimi LIVE i situates meteorologjike!

1

Fotoja e meposhtme tregon monitorim LIVE te situates mbi Shqiperi nga stafi i “Parashikimi i Motit”
WundMet 6.0

Shqiperia behet gati per valen me intensive te te ftohtit!

1

Diten e sotme jane rregjistruar renie te forta te temperaturave,ne disa zona edhe me 12°C,temperatura maksimale ne Tirane nuk ka kaluar +5°C,ndersa ne zonat malore temperaturat kane qendruar nen 0°C.

Kjo qe po ndodh,vjen si pasoje e nje fushe me presion te larte atmosferik te ndodhur mbi Ishujt Britanike.Kjo gje ka shkaktuar qe masa te ftohta ajrore nga zona Balto-Siberiane te zbresin mbi Europe.Fillimisht kane prekur Europen Jug Lindore,dhe me pas jane larguar ne drejtim te perendimit.

Ne zonat deri mbi 400m naten e te premtes kemi pasur rreshje edhe te dendura te debore qe kane arritur deri ne 20cm.

Dita e diele do te jete me e qendrueshme,me mot kryesisht te vrenjtur dhe me nje rritje te lehte te temperaturave.Temperaturat do te bien serish diten e hene,duke sjelle edhe renien e kuotes se rreshjeve te bores,qe do te jene te perqendruara kryesisht ne zonen Qender-Jugore te vendit ne lartesine deri ne 200m,ndoshta edhe me poshte.Per momentin nuk perjashtohen rrreshjet e bores edhe ne kryeqytet,por do te mund te themi me saktesi vetem mbremjen e se dieles.

Java do te vazhdoje e ftohte dhe e paqendrueshme,rreshjet do te jene prezente kryesisht te marten dhe te merkuren.Ne zonat mbi 3-400m,kete jave do te mblidhen ne total deri ne 1m rreshje bore,kryesisht ne zonat malore ne Lindje te vendit.

Ju faleminderit qe na ndiqni!

Go to Top